Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier mesditën e sotme ku një 21-vjeçar dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit.
Mësohet se i riu Hamit Senkaj ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më. Kanë qenë shokët e tij që kanë njoftuar për zhdukjen e 21-vjeçarit, teksa ende nuk është gjetur trupi i tij.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kontrollohet e gjithë gjatësia e kanalit, por nuk ka shenja nga i riu.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi Hamit Senka, 21 vjeç, banues në Roskovec.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post