Të paktën 23 persona të minoritetit Rohingya kanë vdekur si pasojë e fundosjes së anijes, teksa kanë qenë duke ikur nga Mianmari – i njohur edhe si Burma.
Edhe 30 persona tjerë janë të zhdukur, ndërsa tetë besohet se i kanë shpëtuar incidentit.
Të mbijetuarit kanë thënë se kanë tentuar të shkojnë në Malajzi, por anija e tyre me më shumë se 50 persona është braktisur nga ekipi transportues.
Çdo vit, mijëra myslimanë Rohingya tentojnë të kalojnë përmes detit në Malajzi apo Indonezi.
Ata i ikin persekutimit në Mianmar dhe kampeve të stërmbushura me refugjatë në Bangladeshin fqinj.
Myslimanët Rohingya janë minoritet etnik në Mianmarin me shumicë budiste.
Shumica prej tyre kanë ikur në Bangladesh më 2017 për t’i ikur fushatës së gjenocidit që ishte nisur nga ushtria e Mianmarit.
Ata që kanë mbetur në Mianmar kanë tentuar, po ashtu, të ikin prej puçit ushtarak të vitit 2021./rel
Diskutime rreth kësaj post