Mediat britanike lidhin vrasjen e kandidatit për President në Ekuador me bandat shqiptare: Ai ishte zotuar t’i zhdukte
Mediat britanike e kanë lidhur vrasjen e kandidatit për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, me bandat shqiptare.
“The Telegraph”, në një artikull ditën e enjte, ka bërë lidhjen mesa bandave shqiptare që operojnë në Britani, dhe autorëve të vrasjes së kandidatit për president në Ekuador.
Sipas “The Tegraph”, bandat shqiptare që zhvillojnë tregtinë e drogës në Britani dhe Europë, janë partnerë me bandën “los Lobos”, të cilët janë autorët e ekzekutimit të kandidatit për president në Ekuador.
Artikulli citon edhe një deklaratë të kandidatit të vrarë, Villavicencio i cili raportohet se kishte thënë që do të luftonte “tubin e kokainës” nga Ekuadori drejt Europës dhe te bandat shqiptare.
“Vrasja e të mërkurës e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio çimenton rënien e Ekuadorit në kaos kriminal. Banda që dyshohet se qëndron pas vrasjes ka lidhje të ngushta me fraksionet shqiptare që transportojnë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe me kartelet meksikane të drogës. Los Lobos, ose Ujqërit, mendohet se përfshin deri në 8000 anëtarë, shumica e të cilëve drejtojnë botën e tyre kriminale nga burgjet e Ekuadorit“, shkruan “The Telegraph”.
Më tej artikulli vijon:
Pjesa më e madhe e rekordit prej 19,000 kilogramësh kokainë që u kapën në Britaninë e Madhe vitin e kaluar ka të ngjarë të jetë marrë nga fraksionet shqiptare që punojnë me Los Lobos dhe bandat e tjera ekuadoriane për të transportuar drogën në brigjet britanike, shpesh përmes porteve në Belgjikë ose Holandë.
Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se grupet e dhunshme kriminale shqiptare dominojnë botën e krimit britanik. Ata negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e Amerikës së Jugut dhe shpërndajnë kokainë direkt te tregtarët në rrugët e qyteteve dhe qyteteve britanike.
Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, kandidati për president që u vra nga grupet kriminale në Ekuador, Fernando Villavicencio, e kishte shpërndarë në Twitter një shkrim të Daily Mail me titull “Bandat shqiptare po sjellin drogë nga Ekuadori në Britaninë e Madhe“.
Diskutime rreth kësaj post