Pirgje me inerte që zënë komplet trotuarin, por edhe një pjesë të rrugës. Skela të vendosura prej rreth një viti, por punimet e rikonstruksionit janë ndërprerë prej kohësh.
Kjo është situata aspak normale me të cilën përballen banorët e pallatit nr 786, në lagjen nr.18 në Durrës. Burime bëjnë me dije se përveç punimeve të papërfunduara ende, banorëve të pallatit më dëmtime DS3 u kanosen edhe rreziqe të tjera.
Apeli i tyre i vetëm drejtuar autoriteteve është përfundimi i punimeve dhe largimi i inerteve. 4 vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit në Durrës mbetet ende larg përfundimit. Janë mbi 2000 familje që prej 5 muajsh nuk marrin bonusin e qirasë dhe janë ende në pritje të sistemimit në shtëpitë e tyre.
Diskutime rreth kësaj post