Rana e Hedhun është një ndër zonat më të veçanta të Lezhës. Vitet e fundit po kthehet në një nga destinacionet më të frekuentuara për turistët.
Gazetrari Gjergji Figuri raporton për ABC News se çdo pushues që frekuenton Shëngjinin e ka të pamundur që të mos jetë i pranishëm te Rana e Hedhun, ku pjesa më e madhe është një plazh publik, kjo e bën dhe më të preferuar.
Pastërtia është një tjetër element i rëndësishme po ashtu edhe kurora e pishave e bën një destinacion tërheqës dhe të kërkuar nga pushuesit.
“Qetësia dhe deti i pastër janë shumë tërheqëse”, shprehen pushuesit.
Jo vetëm peijsazhi por edhe monumentet e kulturës ka bërë Shëngjini dhe Lezha të jenë në fokus të turistëve. Ka shumë objekte kulti që janë shumë tërheqëse për pushuesit që bëjnë një atraksion të preferuar turistik.
Në Shëngjin jo vetëm mund të pushosh por mund të dalësh dhe të shikosh larmishmërinë e bimëve medicinale të zonës. Gjithashtu është një zonë që është dhe shumë ekonomike për shumë pushues, ku sheslongët janë 500 lekë dhe parkimi është falas.
Diskutime rreth kësaj post