Qeveria gjermane ka shpenzuar pothuajse 55 mijë euro për kozmetikën dhe frizurën e ish-kancelares, Angela Merkel (CDU) që kur ajo la detyrën në fund të vitit 2021, njoftoi Zyra Federale me kërkesë të gazetës Tages Spiegel.
Siç raportohet, Merkel punëson një grua që punon për të si parukiere, grimiere dhe stiliste, raporton politico.
Kostot e këtyre shërbimeve për vitin e kaluar ishin 37780 euro, ndërsa në vitin 2023 qeveria duhej të ndante 17200 euro për këtë qëllim.
Kjo do të thotë se për pamjen e bukur të ish-kreut të qeverisë paguhen rreth 3000 euro në muaj. Këtu përfshihen shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimi në hotel për stilisten që shoqëron Merkelin në takime, transmeton gazeta gjermane.
Zyra federale fillimisht refuzoi të jepte informacion mbi shumën e kostove, duke përmendur të drejtën e privatësisë, si dhe sekretin e biznesit.
Shoqata e Tatimpaguesve ka kritikuar ashpër rritjen e kostove të daljeve publike nga zyrtarët e lartë, duke pretenduar se ato janë të papërshtatshme.
Megjithatë, qeveria gjermane nuk ka ndërmend të kufizojë fondet për “stilimin” e Merkelit për daljet publike.
Siç raporton gazeta gjermane, Angela Merkel, si ish-kancelare, në kuadër të “detyrës zyrtare të përhershme” ka një zyrë me nëntë vende pune të përhershme, duke përfshirë një makinë zyrtare nga Shërbimi Federal i Policisë Kriminale.Vetëm stafi kushton disa qindra mijëra euro në vit, me shtimin e shpenzimeve të udhëtimit.
Diskutime rreth kësaj post