Shqipëria destinacion i turizmit elitar, rritet numri i jahteve në portin e Durrësit. Numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në Portin e Durrësit u rrit ndjeshëm, ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.
Autoriteti Portual Durrës ndau sot në rrjetet sociale disa prej jahteve të ankoruara, ndërsa nënvizoi se kjo tregon se Shqipëria po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar.
Përtej zërave se mjetet lundruese luksoze vijnë në Shqipëri vetëm për t’u furnizuar me karburant, sipas APD-së, “kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në brigjet tona dëshmon se vendi ynë po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar”.
Shqipëria ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh të huaj gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, me një rritje prej 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Diskutime rreth kësaj post