Bardheblutë kanë vazhduar edhe dje përgatitjet në sfidën e javës së parë me Dinamon. Në mungesë të takimit të afërt, stafi i Tiranës kishte vendosur për të ngarkuar ekipin fizikisht.
Nga ana tjetër bardheblutë dje kanë pasur disa mungesa. Dihet tashmë që me skuadrën nuk është Gentian Selmani, i cili është operuar. Riaftësimin po vazhdon edhe braziliani Patrik. Jashtë grupit dje u panë edhe disa lojtarë të tjerë. Filip Najdovski, Ardit Deliu, Albi Doka dhe Dijar Nikqi. Kapiteni është lënë pushim nga drejtuesit e skuadrës për të bërë vetëm ushtrime.
Diskutime rreth kësaj post