Hygerta Sako është një nga figurat më të njohura televizive në Shqipëri. Ajo mori famë kur u shpall ‘Miss Albania’ në 1995 dhe pas këtij momenti nisi karriera e saj në televizion.
Prej shumë kohësh Sako është edhe një nga figurat më të njohura të emisioneve sportive me programet që drejton në televizionin shtetëror. Sot moderatorja feston ditëlindjen dhe bën plot 46 vjeç.
Ju kuptojmë mjaft mirë nëse spo i besoni syve, ama vetë Hygerta ka publikuar sot një foto ku në dorë mban tullumbaca me numrin 46.
“Thoni c’te doni por po e rris standartin nga viti ne vit 😛 Tashme me prefiks suedez #46 Happy birthday to me”, shkruan Hygerta krah fotove.
Diskutime rreth kësaj post