Zhaklin Lekatari ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste në BBV2. Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, ajo është shprehur se pavarësisht se ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion në BBV, e ka rritur profesionalisht.
Do ta pranoje sërish po të të vinte ftesa?
Zhaklin Lekatari: Po, pse jo!
Pasi dhe vetë ajo e shprehu si dëshirë, qarkullon edhe emri i Eva Muratit, për të qenë opinioniste në sezonin e ardhshëm…
Zhaklin Lekatari: Po shumë mirë, nëse duan Eva Muratin le ta mbajnë, mua gjithsesi më bëhet qejfi…
Po me Arbër Hajdarin ke komunikuar lidhur me vendimin e tij?
Zhaklin Lekatari: Nuk e di nëse vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim akoma apo jo. E kuptoj që mund të jenë shumë gjëra që kanë ndikuar; punët, presioni… Unë gjithsesi e respektoj; me Arbrin kam patur dhe vazhdojmë të kemi një raport shumë të mirë.
Diskutime rreth kësaj post