Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale dy foto ku nuk ngurron të shprehë vlerësimin për kryebashkiakun.
Sipas Ramës, Ndreu po e kthen Lezhën në Spanjën e vogël të Shqipërisë. Ai bën me dije se mes tyre është diskutuar për transformimin e Ranës së Hedhun, në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.
“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje”, shkruan Rama.
Po ashtu, Rama shkruan se kryebashkiaku i Lezhës e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. “Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën”, shkruan Rama ne komentin e fotos me kryebashkiakun e Lezhës.
Diskutime rreth kësaj post