Këngëtari i njohur Lorenc Hasrama ishte një ndër banorët e “Big Brother Vip”, i cili bëri një bujë të madhe për romancën me Keisi Medinin. Mirëpo përveç kësaj historie dashurie, ai ishte shumë diskret përsa i përket jetës personale.
Megjithatë së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa foto të këngëtarit së bashku me një femër, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.
Dyshja dukeshin mjaft të lumtur, teksa ishin të përqafuar së bashku dhe po shijonin pushimet në plazhin e Borshit, ndërsa mesa duket pas ndarjes nga Keisi, Lorenci ka rigjetur dashurinë.
Nga ana tjetër lajmi ende nuk është konfirmuar nga anjëri nga ata.
Diskutime rreth kësaj post