Numërimi mbrapsht për koncertin e Capital T ka nisur tashmë. Ai do organizojë më 11 gusht në Prishtinë “Time Capsule 2” pas suksesit që pati në Tiranë në 2019. E pjesë e tij do jenë edhe artistë të ndryshëm shqiptarë e të huaj.
Surprizën më të madhe duket se artisti e ka zbuluar sot. Mes të ftuarve do jetë edhe ylli ndërkombëtar: Akon. Akon pranoi ftesën për të ardhur në Prishtinë në ‘Time Capsule II’.
“Jam vërtet i lumtur të mirëpres një legjendë të vërtetë në vendlindjen time, në koncertin tim.”-shkruan Capital T krah postimit në Instagram.
Time Capsule II tingëllon si pika e re referencës për standardin e ri për nivelin e koncerteve dhe eventeve në vendin tonë. Koncerti Time Capsule II duket se do të sjellë shumë surpriza të bukura, me artistë vendas e të huaj.
Diskutime rreth kësaj post