Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së kabinetit të mbajtur sot në Ankara, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kujtoi se ndryshimet e reja në Kushtetutë ishin një nga prioritetet e qeverisë së re të zgjedhur në maj.
Kushtetuta aktuale turke, e hartuar pas grushtit të shtetit të vitit 1980, deri më tani ka pësuar disa rishikime/amendamente.
Ndryshimet që po bëhen tani nga Erdogan, nëse miratohen, do të garantojnë me kushtetutë, ndër të tjera, të drejtën e grave për të mbajtur shaminë.
Kritikët e presidentit turk argumentojnë se ai po përgatitet të forcojë me kushtetutë rolin që ka Islami në çështjet sociale dhe politike turke dhe të kufizojë edhe më shumë, në të njëjtin kontekst, të drejtat e grupeve të tjera shoqërore, si p.sh. anëtarëve të komunitetit LGBTI.
Diskutime rreth kësaj post