Sali Berisha bën përgjegjës me emër të përveçëm kryebashkiakun e Erjon Veliaj për abuzimet e kryer për inceneratorin e Tiranës.
Kreu i selisë blu është i bindur se në gjirin e socialistëve po zhvillohet një luftë brenda llojit dhe se po tentohet sipas tij që përgjegjësia për këtë çështje t’i faturohet ish nr. dy të qeverisë dhe familjarëve të tij.
Sipas Berishës edhe Sekretari i Përgjithshem i Kryeministrisë si dhe ish-avokati i shtetit kanë përgjegjësi penale pasi miratuan procedurën korruptive.
Berisha duke ju referuar të dhënave që siç thotë i disponon dhe SPAK-u deklaron se Ministria e Financave e drejtuar nga Shkëlqim Cani e më pas Arben Ahmetaj e ka refuzuar 6 herë kërkesën e bashkisë së Tiranës për koncesionin e inceneratorit të Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post