Shkelzen Berisha ka reaguar pasi në disa medie qarkulloi lajmi se ai qëndron pas kullës 47 kate që pritet të ndërtohet te Pallati i Kulturës në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, djali i ish-kryeministrit Berisha hedh poshtë këto pretendime, ndërsa i kërkon kryeministrit Edi Rama të revokojë lejen, ose ndryshe akuza nga mediat e financuara nga ai janë gënjeshtra.
Sipas tij e vetmja gjë që ka përfituar nga Rama-Veliaj, janë shpifjet dhe kallëzimet e rreme.
Postimi i plotë i Shkëlzen Berishës:
Dje dhe sot media të sponsorizuara me tendera dhe para inceneratorësh si dhe të njohura gjerësisht në opinion si tualete mediatike që shpërndajnë me porosi nenproduktet Rama – Veliaj më kanë vënë në qendër të “sulmeve” sepse bash padronët e tyre (Rama & Veliaj) gjoja me paskan bërë dhuratë një kullë 125 m të lartë në qendër të Tiranës!
Në lojë kanë futur dhe “jaranin” e Ballës të cilin e ngrijnë dhe e shkrijnë sa herë u duhet për të filluar beteja imagjinare!
Në fakt ana më qesharake e strategjisë nuk është shpifja ndaj personit tim por sulmi që në vend të Ramës që ka firmosur e dhënë lejen bëhet ndaj meje, si gjoja “përfituesi” i saj!
Mjafton të shikosh kush e shet gjellën për të kuptuar kush e ka gatuar!
Gjatë gjithe këtyre viteve e vetmja gjë që Shkelzen Berisha ka “përfituar” nga Rama – Veliaj dhe zagarët e tyre politikë e mediatikë janë shpifjet dhe kallëzimet e rreme!
Sidoqoftë për t’i dhënë një përgjigje kujtdo që ka ngelur ne grepin e shpifjes së radhës po i bej një sfidë publike Edi Ramës që të revokojë lejen e ndërtimit, ose të pranojë në heshtje se pas saj njëlloj si për qindra leje të tjera janë pazaret që ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si për vjedhjen e inceneratorëve!
Sigurisht që ai nuk do bëjë asgjë, pasi në thelb gjithë zhurma e shpifjes nuk ka për qëllim prishjen e pazareve të Ramës, por largimin e vemendjes nga skandali i inceneratorëve për të cilin ai dhe Veliaj në ndryshim nga skandali i Kullës, rrezikojnë burgun! Sidoqoftë sfida mbetet e hapur … revoko lejen ose haje me “nder”! a.b
Diskutime rreth kësaj post