Lëvizja Bashkë ka organizuar një protestë kundër kullës që do të ndërtohet në Tiranë, pas Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilën nuk e denoncon edhe një pjesë e opozitës, me në krye Sali Berishën.
Kryetari i kësaj partie, Arlind Qori, ka reaguar pas protestës, duke i quajtur Ramën dhe Berishën “impotentë dhe dallaveraxhinj”.
“Kush i ka zënë gojën Sali Berishës ka kapur për fyti edhe Edi Ramën. Këta nuk janë politikanë, por kukulla. Impotentë e dallaverxhinj, shërbyes gjithnjë e më pa karakter të oligarkëve dhe gangsterëve.
Lëvizja BASHKË është e vetmja alternativë, sot në opozitë dhe nesër në qeverisje”, shkruan Qori.
Diskutime rreth kësaj post