19-vjeçari shqiptar, Anxhelo Cara, nga provinca e Barit, banues në Altamura, është mbytur në det. Për momentin nuk janë të qarta shkaqet që çuan në vdekjen e djalit. Nga informacionet e para, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00.
Paraprakisht dyshohet se i riu u fut në det për të ndihmuar të dashurën e tij që u gjend në vështirësi për shkak të rrymave, por prej andej nuk arriti të dilte gjallë.
Në vendngjarje kanë qenë edhe karabinierët së bashku me ushtarakët e rojes bregdetare për zbardhjen e rastit.
Diskutime rreth kësaj post