Emigrimi i paligjshëm ka marrë sërish vëmendjen e autoriteteve britanike, ku sekretarja e Brendshme Suella Braverman, është treguar tejet e ashpër në deklaratën e saj të fundit, teksa ka komentuar këtë problematike.
Braverman ka thënë se avokatët që ndihmojnë azilkërkuesit, për të kryer procedura të mashtrimit të emigracionit duhet të burgosen.
Ajo u është përgjigjur edhe kritikëve që më herët kanë akuzuar se Britania është mjedis armiqësor për azilkërkuesit, duke thënë se askush nuk mund të përfitojë nëpërmjet mashtrimeve.
“Këta të ashtuquajtur avokatë të emigracionit, janë ekspozuar shumë fuqishëm si kriminelë dhe mashtrues, duke i trajnuar emigrantët se si të gënjejnë për të kaluar sistemin tonë. Ne duhet të sigurojmë që ndaj kësaj lloj sjelljeje të mos bëhet një sy qorr, por, në fakt, të kemi një mjedis armiqësor për ata që kërkojnë të minojnë dhe thyejnë rregullat tona”, ka thënë ajo.
Diskutime rreth kësaj post