Në Rrugën e Abrit, janë shënuar dy aksidente, ë orën 14:00 tre makina janë përplasur në zonën e bypass-it, nga aksidenti pati vetëm dëme materiale, ndërsa qarkullimi në rrugë u bllokua për rreth një orë.
Edhe në mëngjes u regjistrua një aksident, në vendin e quajtur “Plan i Bardhë”, të këtij aksi.
Shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin e tij humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe makina u përplas, me murin mbrojtës anësor të rrugës.
Për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Ndërsa në Shkopet, shtetasi L.V., duke drejtuar automjetin, humbi kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe për pasojë automjeti doli nga rruga.
Drejtuesi i mjetit mbeti i lënduar dhe pasagjerja që udhëtonte me të.
Të lënduarit marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve të ndodhura.
Diskutime rreth kësaj post