Trupi i një studenteje 24-vjeçare meksikane, i cili ishte zhdukur rreth dhjetë ditë më parë, u gjet në Gjermani, njoftoi të shtunën Ministria e Jashtme meksikane.
“Ne do të monitorojmë nga afër hetimin”, tha ministrja Alicia Barcena, duke shprehur solidaritetin e saj me të afërmit e vajzës së re, e cila quhej Maria Fernanda Sanchez, përmes X (ish-Twitter).
Më herët policia gjermane bëri me dije se trupi i të resë u gjet në një kanal në Berlin.
Maria Fernanda Sanchez, së cilës i ishte dhënë një alarm i verdhë i Interpolit, u pa duke ecur në një urë në lagjen Adlershof.
E reja është zhdukur më 22 korrik, sipas të njëjtit burim, i cili pas zhdukjes kishte theksuar se kishte të dhëna se gjendja e saj psikologjike ishte e brishtë.
Studentja e diplomuar shkoi në Berlin pesë muaj më parë. Babai i saj theksoi se asaj “i mungonte shumë Meksika”.
Në një deklaratë, familja e të resë tha: “Faleminderit për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Ne kërkojmë që ju të respektoni kujtimin e vajzës sonë, zinë tonë dhe privatësinë tonë”.
Diskutime rreth kësaj post