Ditën e sotme, policia ka vënë në pranga dy të rinj në Kavajë, të cilët u kapën mat duke tentuar të vidhnin një makinë në zonën e Golemit.
Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një minoren.
Njoftimi i policisë:
“Golem, Kavajë/Reagim i menjëhershëm i Policisë, ndaj kallëzimeve të qytetarëve për raste vjedhjesh.
Tentuan të vidhnin një automjet, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bën të mundur arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Golem, disa shtetas po tentonin të vidhnin një automjet, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëheshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, të dy banues në Kavajë.
Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V., minoren, banues në Kavajë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post