Një 30-vjeçar nga qyteti i Beratit, ka gjetur vdekjen mesnatën e mbrëmshme si pasojë e overdozës, Dorian Kovaçi është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete, ndërsa shoku i tij që e solli në ambientet e urgjencës së Beratit, u shpreh se prej disa orësh Doriani nuk po reagonte, ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë.
Bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30-vjeçarin, por pa sukses.
Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambientet e komisariati shokun e 30-vjeçarit, ndërsa bënë dhe kontrollin e banesës ku dyshohej që dy të rinjtë kishin konsumuar heroinë.
Diskutime rreth kësaj post