Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me parcelën e kanabisit që u zbulua në një repart ushtarak në Zall Herr.
Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se të gjithë personat përgjegjës janë pezulluar menjëherë nga detyra.
Ai shton se dënon aktivitetin e paligjshëm dhe inkurajon organet përkatëse të bëjnë detyrën.
REAGIMI:
“Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit.
Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës.
Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast!
125 bimë u zbuluan në reparin ushtarak në Zall Herr teksa në pranga ranë:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti”.
Diskutime rreth kësaj post