Ashtu siç ishte parashikuar, vendi ynë është “pushtuar” nga reshjet e shiut, pas ditëve të nxehta, ku edhe qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë në një stuhi shiu, e pushuesit nuk kanë mundur të bëjnë plazh. Edhe ata që kanë preferuar të shkojnë herët, janë kthyer në shtëpitë e tyre.
Si pasojë ka pasur edhe trafik të rënduar.
Ndërsa deti është i qetë, dy tragete kanë mbërritur në port pa probleme, dhe dy të tjerë do të nisen.
Shiu vjen pas temperaturave ekstrem të valës afrikane që përjetoi vendi ynë.
Gjithsesi moti i keq nuk do të zgjasë shumë pasi fillimi i javës tjetër pritet të jetë me mot të mirë, ku pushuesit e Vlorës, por jo vetëm, mund të shijojë plazhin dhe rrezet e diellit.
Diskutime rreth kësaj post