Një 55-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një firmë mermeri në Skrapar, ku në lidhje me këtë aksident janë vënë në pranga përgjegjësit e firmës.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit J.M., 68-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik, pranë një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar dhe K.S., 50-vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.
Arrestimi i tyre u bë, pasi në firmën ku këta shtetas janë të punësuar, është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë shtetasi A.P., 55-vjeç, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post