Detaje të reja kanë dalë në dritë prej përgjimeve, në lidhje me ngjarje kriminale në vend. Konkretisht bëhet fjalë për atentatin ndaj Kleant Musabelliut, po ashtu edhe për vrasjen e Gjin Ndoj.
Në dosjen thuhet se Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliu dhe kontraktuar shtetasin Behar Brajoviç dhe lidhjet e tij.
Ndër të tjera, në dosje theksohet se për vrasjen e Kleant Musabelliut, shtetasi Pëllumb Gjoka do të paguante shumën prej rreth 100.000 deri në 120.000 euro.
Brajoviç ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen, pra të gjente vrasësit me pagesë.
Kanë qenë fillimisht 6 persona, kryesisht nga Kosova e Serbia që janë organizuar për vrasjen e Kleant Musabelliut.
Megjithatë, gjërat duket se kanë ndryshuar më vonë dhe në dosje thuhet se është aplikuar metoda “me ndërrim” me shtetasin Ervis Martinaj.
Pra Behar Brajoviç do të vriste Gjin Boriçi (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt, ky i fundit thuhet se do të vriste Kleant Musabelliun, menjëherë pas vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoj).
Ndërkohë, Klaodor Haka kishte rol të siguronte informacion në lidhje me lëvizjet, kontaktet, vendbanimin, ndjekje dhe çdo të dhënë tjetër me interes për shtetasin Kleant Musabelliu. Fillimisht ishte porositur nga Pëllumb Gjoka, dhe në vijimësi nga Behar Brajoviç.
Ndërkohë, më tej vihet në dukje se Edmond Preka duke qenë një person shumë i afërt i Pëllumb Gjokës ka pasur dijeni për çdo planifikim për vrasjen e shtetasit Kleanthi Musabelliu dhe ka kryer edhe veprime aktive për organizimin e kushteve për vrasje.
Bisedat:
“Më datë 07.07.2020 shtetasi Behar Brajoviç ka komunikuar me shtetasin Pëllumb Gjoka.
Pëllumbi: Vëlla, nëse edhe një javë nuk me vjen dikush janë duke prit. A ma gjen një për me mbaru punë në Tiranë.
Behari: Po mo vlla, ça të duar, ça të kesh ti personale ta kryej unë vetë.
Pëllumbi: Jo vëlla, duhet me lek, ke ndonjë që nuk e ke afër.
Behari: A po thua për atë, për punën tënde?
Pëllumbi: Po
Behar: Atë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kurrkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin. Du me ta kry për qef.
Pëllumbi: Jo vëlla, nuk bëhet fjalë, duhet ndonjë që është larg.
Behari: Po kam edhe larg, nga Kosova, po kur takohena po flasim
Pëllumbi: Puna është se don shofer ai i Kosovës, por flasim kur të takohemi.
Behari: I kam unë me shofer dhe me tana. Nuk janë nga veriu, deri sa t;ju them se janë dy veta? Sa lek ofron se janë dy veta?
Diskutime rreth kësaj post