Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, informacionet i janë dërguar autoriteteve policore italiane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.
Në bazë të informacioneve të dërguara nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, është lokalizuar dhe arrestuar në Itali, shtetasi Artur Doku alias Gent Sherifi, 49 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vitin 1997, 49-vjeçari ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ilmi Çukën, dhe ka plagosur shtetasin Dalip Çuka. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Italia drejt vendit tonë.
Diskutime rreth kësaj post