Rreth një muaj më parë, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, janë përfshirë në një debat me Ronaldo Sharkën. Kjo pasi ky i fundit tha se emisioni “Kepi i Vipave” duhej të prezantohej nga ai dhe jo nga Kiara.
Deklarata e ish-banorit të Big Brother VIP Albania 2 e acaroi artistin shkodran, i cili reagoi ashpër përmes rrjeteve sociale.
“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’. Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly. Jo të gjitha bëhen për followers, ka një limit”, ishte shprehur Ejlli.
Diskutime rreth kësaj post