Çiljeta dhe Noizy kanë qenë prej vitesh një nga dyshet më të dashura të muzikës shqiptare me disa super projekte të përbashkëta, por edhe me një miqësi shumë të mirë.
Kohët e fundit dy artistët nuk i kemi parë më bashkë teksa Çiljeta mungoi edhe në “Alpha Show 1”, duke nxitur aludime për ndonjë krisje të miqësisë mes tyre.
Gjë që Çiljeta e hodhi poshtë pak ditë më parë duke zbuluar se do jetë këtë vit në koncertin e Noizyt. “E si mund të mungoja unë mama lover te lali”-shkruante Çiljeta në Instagram.
Sakaq, mbrëmjen e djeshme ajo na ka krijuar disa pikëpyetje. Këngëtarja ka publikuar disa postime në Instagram duke dëgjuar bashkëpunimet e vjetra me Noizyn. Në njërin prej postimeve ajo shkruan: “Cili është plani i radhës?”, duke na bërë të mendojmë se ndoshta dyshja po mendon një bashkëpunim tjetër.
Diskutime rreth kësaj post