Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për “një betejë për një katastrofë globale” duke synuar objektet e magazinimit të grurit.
“Në çmendurinë e tyre, ata kanë nevojë që tregjet botërore të ushqimit të shemben, ata kanë nevojë për një krizë çmimesh, ata kanë nevojë për ndërprerje në furnizime,” tha ai, shkruan Sky News.
Zelenskyy shtoi: “Është shumë e rëndësishme që bota të mos mësohet me këtë terror rus”.
Rusia ka lëshuar një numër raketash në portet e Detit të Zi të Ukrainës në dy javët e fundit, që kur u tërhoq nga një marrëveshje kyçe e grurit më 17 korrik.
Shumica e tyre kanë pasur për qëllim portet rreth Odesës, por sulmi i mbrëmshëm goditi qytetin port të Izmail, brenda një kilometër nga kufiri Ukrainë-Rumani.
Diskutime rreth kësaj post