Ish-deputeti Halit Valteri, në një intervistë mediatike ka folur në lidhje me deklaratat e ish-kryeministri Sali Berisha, se do të mobilizohet për protesta.
Ai tha se si Berisha, si dhëndri i tij dhe djali i tij janë në hetime për çështje të ndryshme, dhe se lideri demokrat nuk do të ketë fuqinë për të mbushur sheshe.
“Berisha është nën hetim për disa çështje, edhe dhëndri, edhe Zeni…pastaj shpresojmë që ta mbushi sheshin para PD-së. Se sheshe tjera nuk mundet të mbushë Berisha.
T’ia lëmë kohës, dhe uroj ta rrëzojë Ramën. Nëse Berisha e rrëzon Ramën me protesta, atëherë do jem unë i pari i cili do të dalë në televizor dhe do t’i kërkoj falje publike Berishës, dhe do votoj hapur për Sali Berishën. Po kush i shkon më mbrapa Berishës?!”, tha ish-deputeti Halit Valteri.
Diskutime rreth kësaj post