Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi të mërkurën një takim me strukturat e PD në Vlorë. Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Basha shprehet se kanë nisur punën për “riorganizimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike dhe aksionin politik, për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë të fortë, efikase dhe alternativën që ata presin dhe meritojnë”.
Mes të tjerash Basha shprehet se PD do të kërkojë hetim parlamentar të granteve për bujqësinë të programit IPARD, që sipas tij janë keqpërdorur nga qeveria.
“Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti që u pa edhe nga Dosja e Inceneratorëve ku qeveria është përgjegjëse për vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve. Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD tregon babëzinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE. Prandaj ne do të kërkojmë: Hetim parlamentar të fondeve IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive. Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin.“- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post