Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e Qarkut të Gjirokastrës, ku rifilluan punën për riorganizimin dhe forcimin e kësaj force politike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se dosja e inceneratorëve, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkish e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin janë dëshmi se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.
Sipas Bashës nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç pastrimi i politikës nga të gjithë ata persona të cilët kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve.
“Me strukturat drejtuese të Qarkut Gjirokastër nisëm punën për riorganizimin e forcimin e Partisë Demokratike. Pa humbur kohë duhet të jemi gati për përballjen me një pushtet që punon kundër interesave të qytetarëve.
Dosja e Inceneratorëve, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkish e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin – janë dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.
Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive e klienteliste dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe llogaritë e oligarkëve do t’i mundësonin çdo qeverie t’u krijojë kushte studentëve të mos largohen e fermerëve subvencione për bujqësinë.
Përballja pa kompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës janë jetike në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë”, shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post