Një 19-vjeçar, i cili dogji 30 hektarë me hamull, vreshta dhe dru frutorë u arrestua nga policia e Lushnjës për zjarrvënie të qëllimshme. Policia raporton se 19-vjeçari ndezi zjarr për djegien e barërave të egra, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj dhe sipërfaqja me vreshta dhe dru frutorë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe një nga pronarët e sipërfaqes së tokës së djegur, i cili kishte punësuar 19-vjeçarin, për të djegur barërat e egra.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme për një rast zjarrvënieje në fshatin Toshkëz, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 19 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin 32 vjeç, pasi 19-vjeçari, i punësuar nga shtetasi 32-vjeç, për djegien e barërave të egra, në tokën në pronësi të tij, iu ka vënë zjarri këtyre barërave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, në pronësi të disa shtetasve.
Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasit 32-vjeç”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post