Dollari amerikan vijon të forcohet ndjeshëm teksa ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 94.5 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë në raport me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, edhe monedha evropiane ka nisur një kurbë rritëse pasi ka shënuar edhe ajo rritje të ndejshme të vlerës duke u blerë sot me 104.3 lekë dhe duke u shitur me 106.3 lekë në raport me dje, raporton “ScanTv”.
Franga zvicerane gjithashtu është forcuar ndjeshëm teksa blihet sot me 108 lekë dhe shitet me 111 lekë krahasuar me ditën e mërkurë referuar tregut të brendshëm valutor.
Edhe funta britanike ka pasur rritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e kësaj të premteje pasi është blerë sot me 119.8 lekë dhe është shitur me 123.1 lekë në raport me ditën e djeshme.
Diskutime rreth kësaj post