Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se një tjetër zjarrvënës është arrestuar nga Policia e Shtetit. Rama përmes një postimi në Facebook ka ripërsëritur apelin ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për zbatimin e ligjit i cili, siç tha ai, parashikon deri në 15 vite burg.
“Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh.”, shkroi Rama.
Diskutime rreth kësaj post