Shumë pjesë të Sllovenisë, Kroacisë dhe disa pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës janë përfshirë nga fronti i ftohtë ajror që vjen nga Alpet Evropiane. Fronti do të kushtëzojë krijimin e rrebesheve dhe stuhive të fuqishme lokale në shumë pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Serbisë.
Në territoret tona fronti arrin i dobësuar në orët e vonshme të pasdite ose nëp mbrëmje ku parashihen zhvillime të rrebesheve të izoluara në territorin e Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal, prandaj në disa vise priten rrebeshe intensive kalimtare, kurse në shumë vise tjera nuk prite reshje fare. Para frontit rriten shumë temperaturat dhe për këtë arsye dita e sonte do të jetë shumë e nxehtë. Gjatë natës dhe mëngjesin e hershëm të së hënës parashihen rrebeshe me vetëtima në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në Rrafshin e Kosovës, por të gjitha do të jenë të karakterit lokal.
Gjatë mëngjesit dhe ditës së hënë fronti krejtësisht i dobët kap edhe pjesë të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut duke kushtëzuar ndonjë rrebesh kalimtar, afatshkurtër vetëm në ndonjë rajon të caktuar.
Stuhitë më të forta nga ky front do ti përjetoi Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia ku lokalisht parashihen shtrëngata të forta me breshër.
E hëna në Kosovë dhe territoret tona do të jetë ditë më e këndshme ngase fronti do të kushtëzojë ulje të lehta të temperaturave, ndërsa nga e marta rritje e sërishme e temperatruave.
Diskutime rreth kësaj post