Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Hamallaj, ku Martin Nikolla, me profesion gardist si dhe shoqërues i kryeparlamentares, qëlloi me armën e shërbimit në ajër.
Nikolla dënon aktin e rëndë të gardistit dhe përshëndet policinë e Shtetit, për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.
“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme. Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot. Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji”,- shkruan Nikolla.
Një sherr masiv ndodhi sot në Hamallaj të Durrës, pas konfliktit për rrugën midis dy familjeve.
Për pasojë tre persona u plagosën, kurse Ministria e Brendshme përjashtoi menjëherë gardistin Martin Nikolla i cili qëlloi në ajër me armë.
Policia ka shoqëruar të gjithë personat në konflikt.
Diskutime rreth kësaj post