Pasditen e sotme, një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin Durrës-RRogozhinë, në afërsi të mbikalimit në Lekaj, ku mësohet se një automjet tip Volkswagen me targa AB 743 HX, ka frenuar dhe si pasojë makina tip Audi me targa AB 540 FN, ku ka humbur kontrollin dhe ka hipur sipër Volkswagen-it, dhe më pas ka rënë në krahun tjetër të autostradës dhe ka dal në arë.
Si pasojë është dëmtuar vetëm shoferi i Audit, të cilit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Kavajës.
Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Diskutime rreth kësaj post