Ky është momenti kur forcat e policisë kanë lokalizuar 55-vjeçarin Gjegji Mullalli, pasi vrau për vdekje bashkëshorten e tij në Maliq.
Në videon e ndarë me dron nga policia, shihet momenti kur efektivët përpiqen të bëjnë negociata me të që të dorëzohet, por 55-vjeçari ka qëlluar në drejtim të efektivëve duke rrezikuar jetën e tyre.
Më pas, ai është vetëvrarë.
Njoftimi:
“Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq.
Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë.
55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post