Gjergji Mullalli, 55-vjeçari që vrau të shtunën gruan dhe e hodhi në gropën septike ka vrarë veten, siç ka mësuar gazetarja Daniela Zisi, Mullalli është gjetur i vdekur nga autoritetet e policisë pranë fshatit Zëmblak të Maliqit.
Ai e ka kryer vetëvrasjen në shtëpinë e kushëririt të tij.
Mullalli dyshohet se e vrau bashkëshorten Luiza Mullalli, 46-vjeçe për motive xhelozie.
Ata ishin në proces divorci, 55-vjeçari e ka qëlluar gruan me një armë zjarri disa herë në pjesën e gjoksit.
Kjo ka qenë fatale për Luizën, e cila ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes.
Pasi kreu krimin, Mullalli e hodhi bashkëshorten e ndjerë në një gropë septike pranë shtëpisë së sah dhe u arratis.
Policia e kërkoi gjatë gjithë natës, por nuk mundi ta gjente.
Vetëm sot u arrit të zbulohej se ai i kishte marrë jetën vetes pas krimit makabër që kreu.
Deri më tani, policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për vdekjen e 55-vjeçarit. Po ashtu, nuk dihet nëse është sekuestruar arma e krimit.
Dyshimet ishin se ai e kishte marrë me vete armën, pasi gjatë kontrolleve nuk është gjetur asgjë.
Trupi i viktimës vijon të jetë në morgun e Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës së thelluar mjekoligjore.
Çifti Mullalli ishte në proces divorci.
Ata kanë qenë të martuar prej 25 vitesh dhe ishin prindër të 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe 1 djali.
Për shumë vite, familja Mullalli jetoi në kryeqytetin grek, Athinë.
Nëna e Luizës, Muhazez Ferati, tha për mediat pas krimit se vajza e saj ishte me urdhër mbrojtjeje.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post