Pas fitores së zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike, Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat. Fillimisht ai falenderoi dhe shprehu mirënjohjen ndaj votuesve dhe strukturave të partisë, ndërsa një falenderim të veçantë ia kushtoi kundërshtarit të tij Gjergji Hanit.
Lulzim Basha vijoi duke thënë se dita e sotme nuk shënon votën për një individ por nisjen e një pune të menjëhershme. Ai shtoi se duhet ndërtuar ura e shpresës dhe e besimit midis dy lumenjve të mosbesimit për të ndryshuar qeverisjen.
Lulzim Basha: Një falenderim të veçantë për Gjergj Hanin që me fuqinë e argumentit të tij, me pastërtinë e shpirtit të tij, me përkushtimin ndaj PD, të djathtës shqiptare dhe Shqipërisë e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash siç i takon dhe presin mbarë shqiptarët. Faleminderit Gjergj!
Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD, demokratët dhe opozita. E di se lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërtetë, e dhimbshme siç është e vërteta e ca të sponsorizuar nga ata që duan me çdo kusht të ruajnë status quo-në, që e duan shqipërinë kështu, pa mudnësi ekonmike, pa liri tregu, pa konkurrencë as në politikë, as në ekonomi, me media nën presion dhe censurë, me drejtësi nën presion, pa barazi para ligjit, por e di po kështu se mbi të gjtiha dhe para së gjithash e sotmja nuk shënon votën për një individ, as një proces të thjeshtë dhe brenda një partie por shënon nisjen e punës dhe puna fillon menjëherë për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjve të mosbesimit urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të kaq shumë shqiptarëve të djathtë e të majtë, mes depresionit psikologjik, ekonomik e social ku e ka kredhur stanjacioni i gjithanshëm, mes mllefit, zemërimit por edhe dëshirës për ndryshim që shpaloset anekënd dhe bregut të shpresës e të besimit tek një projekt politik që nuk do të sjellë thjesht ndryshimin e partive në qeveri, por ndryshimin e qeverisjes njëherë e mirë për çdo shqiptar.
Nuk ka për të qenë e lehtë, por nëse ka diçka që demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme, është që jemi në gjendje, jemi të aftë, jemi të përkushtuar dhe gati t’i përvishemi një tjetër beteje në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme, ndaj le ta nisim menjëherë punën për ta ndërtuar këtë urë shprese e besimi për qindra, mijëra shqiptarë.“- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post