Lulzim Basha rikonfirmohet kryetar i Partisë Demokratike, fiton zgjedhjet për kreun e PD-së. Basha garoi kundrejt Gjergj Hanit. Gjatë deklaratës për mediet, kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana shpalli Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve.
Ai tha se Basha mori 16.109 vota, ndërsa Gjergj Hani 1.657 vota. Në total sot morën pjesë 18.052 anëtarë të PD-së.
Gjana: Kanë marrë pjesë 18 mijë e 52 anëtarë të PD, pjesëmarrja shkon 70%. Nga 18 mijë e 52 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, të pavlefshme 199. 17 mijë 853 të vlefshme, nga të cilat Basha ka marrë 16 mijë e 109 vota dhe Hani 1 mijë e 657 vota. Deklarohet fitues Lulzim Basha, i cili shpallet kryetari i Partisë Demokratike.
Votimi i sotëm është cilësuar antistatutor nga Këshilli Kombëtar në mbledhjen e së enjtes, i cili anulloi mbajtjen e tyre dhe pezulloi njëherazi Kryesinë.
Zgjedhjet për kreun e PD-së janë kundërshtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe shtatë deputetë që e mbështesin atë.
Një ditë më parë një grup deputetësh e çoi këtë çështje në gjykatë, duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, pezullimin e kryesisë, përfshirë edhe kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës, që vijon të jetë kryetar i PD-së, në regjistrin e partive politike
Diskutime rreth kësaj post