Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana e cilësoi Këshillin Kombëtar të PD-së, si shalqi të shartuar. Gjatë deklaratës për mediet pas përfundimit të procesit të votimit për kreun e PD-së, Gjana tha zgjedhjet për kreun e PD janë legjitime, tha se nuk e njeh vendimin Këshillit Kombëtar të PD-së, që shfuqizoi zgjedhjet e sotme.
“Nuk ka pasur këshill kombëtar të PD-së. E di si është këshilli kombëtar. Është si bostani në treg. Shumë herë e kapin pa shije. Edhe në shoqëri njerëzore ka shartime, bostan me kungull”, tha Gjana.
PD-ja shkoo në këto zgjedhje e përçarë dhe e ndarë në tri pjesë. Zgjedhjet për kreun e PD-së janë kundërshtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe shtatë deputetë që e mbështesin atë.
Një ditë më parë një grup deputetësh e çoi këtë çështje në gjykatë, duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, pezullimin e kryesisë, përfshirë edhe kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës, që vijon të jetë kryetar i PD-së, në regjistrin e partive politike.
Diskutime rreth kësaj post