Unioni i Transportit publik, njofton se duke nisur nga e hëna linjat e transportit publik në Tiranë, do të funksionojnë me mjete të reduktuara.
Në një deklaratë, Unioni bën të ditur se shkak për reduktimin e mjeteve të transportit publik në qarkun e Tiranës, janë sfidat dhe shqetësimet më të cilat, sipas tyre, janë përballur operatorët e këtij shërbimi së fundmi.
Unioni i Transportit Publik, u bën thirrje organeve përgjegjëse që të nisin urgjent një dialog, për të adresuar shqetësimet financiare të operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim.
“Unioni Transportit Publik njofton me keqardhje se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e Transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara. Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit”,- njofton Unioni i Transportit Publik.
Diskutime rreth kësaj post