Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka falenderuar demokratët që sipas tij edhe pse janë të sulmuar dhe të sfiduar kanë votuar ditën e sotme.
Për 25 mijë anëtarët që kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e ri të PD-së, Basha thotë se për ta vlen vetëm kauza politike e jo interesi i tyre personal.
Ai nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijëra demokratëve që u janë drejtuar kutive të votimit. Kjo ditë me domethënie të veçantë e për nga rrethanat unike. Unike sepse jemi përballur me sfida si askush.
Ata mijëra demokratë që sot po i drejtohen kutive të votimit kanë duruar çdo sulm të padenja e të pamerituar. Po ata nuk kanë duruar për interesat e tyre personale po për kauzat dhe vlerat që bashkojnë këto familje politike që bashkojnë shqiptarët. Kjo dalje masive për të cilën që në mëngjes kam marrë me qindra mesazhe të demokratëve, të sfiduar dhe të sprovuar por të vendosur që përmes votës së tyre të rinisim një ri ngritje të PD për çdo shqiptar me shpresë të Shqipëria e me besim te Zoti”,– tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post