Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, ka njoftuar më 1 gusht mblidhet Kryesia e Berishës, ku në Kryesi do të bëhet një analizë e zgjedhjeve të 14 majit, por pritet edhe një votëbesim i Sali Berishës para Këshillit Kombëtar.
Vetë Berisha pas humbjes drastike më 14 maj, kishte deklaruar se do të votëbesohet por mbetet ende një dilemë se kur, edhe pse pritet në muajin shtator.
Çfarë thotë statuti i Rithemelimit?
Pas zgjedhjeve të përgjithshme për pushtetin vendor, Kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në Kuvendin Kombëtar.
Kryetari quhet i votëbesuar kur kanë votuar “pro” jo më pak se 70% e anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim.
Diskutime rreth kësaj post