Në këto ditë të nxehta vere është ngritur niveli i rrezikshmërisë për zjarre pyjore.
Sipas Sistemit Evropian te Informacionit për Zjarret në Pyje (European Forest Fire Information System) dhe Copernicus Atmosphere Monitoring Service, Kosova bënë pjesë në vendet me nivel esktrem të rrezikut për zjarre pyjore, thotë Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
“Në informacionin e ofruar nga këto dy burime të parashikimit thuhet se: Pjesë të Francës Jugore, Italisë, Greqisë dhe Turqisë, si dhe zona të vogla të Kosovës dhe Bullgarisë, janë konsideruar në “rrezik ekstrem” të rrezikut për zjarre. Me këtë rast Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Drejtoritë për Administrimin e Parqeve Kombëtare, me qëllim të parandalimit të paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre, kanë shtuar vigjilencën, gatishmërinë, kontrollin, informimin dhe monitorimin e territorit të Parqeve”, thuhet në njoftim.
AMMK ka apeluar qytetarët e Kosovës, sidomos banorët e zonave të parqeve dhe vizitorët, që të ketë kujdes në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parqeve.
“Numrat e Kontaktit për Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” janë: 044 222718 dhe 044 155735, ndërsa për Drejtorinë e Parkut Kombëtar “ Sharri” janë: 045 308164 dhe 044 263 188. Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet ti keni parasysh janë: Zjarrfikësit 193, Policia e Kosovës 038/192, mobil 192, Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës 112, Ndihma e shpejtë 194 dhe 038/ 500 094”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post