Studio e programit “Ftesë në 5” është kthyer në një “mini party” verore, ku dy skuadra të ftuara përballë njëra- tjetrës kanë qenë të guximshme mjaftueshëm sa për t’u përgjigjur pyetjeve ngacmuese.
I pyetur për herën e fundit që ka kryer marrëdhënie me dikë, Albatros Rexha ka zgjedhur diskrecinë duke e “kamufluar” me një përgjigje shabllon “shumë kohë më parë”.
Gazment Ujkashi nuk jetonte dot pa party dhe muzikën, Klaudia Hila tregoi këshillën më të keqe, ndërsa pyetja më e sikletshme ka qenë për Antonetën. Seks mbi banak?! Antoneta s’ka bërë gjë akoma.
Bieta: Albatros, hera e fundit që ke kryer marrëdhënie seksuale me dikë?
Albatros Rexha: Jo, jo… nuk flas unë sepse njerëzit nuk duan të kenë të bëjnë më me dikë që flet për gjërat intime.
Bieta: Ne nuk tham na trego që ke bërë naming, thamë hera e fundit.
Albatros Rexha: Unë jam person diskret, dhe diskrecioni është… Ose t’ia bëjmë si disa “very long time ago” (*në shqip: shumë kohë më parë).
Bieta: Ok, ecim… Gazi 3 gjëra pa të cilat nuk jeton dot?
Diskutime rreth kësaj post